Frikërat që mund të hasim në mobilitet dhe si ti kalojmë ato

 

Në përgjithësi është në natyrën njerëzore që për gjërat e reja që s’janë pjesë e zonës tonë të komfortit të përfshihet frika dhe pritshmëritë shumë të larta që mendohen që s’arrihen dot. Për këtë mobilitet është normale që do ketë frikëra dhe dyshime, por ajo që duhet thënë është që në këto mobilitete fiton vetëm eksperienca të vlefshme. Mëposhtë do flasim për frikërat dhe pritshmëritë që mund të priten dhe si do kalohen ato.

Culture shock(Përballja me një kulturë të re)

Gjithashtu shumë studentë shqetësohen se do të ndihen plotësisht të humbur në një vend me gjuhë dhe zakone të ndryshme kulturore. Ata mendojnë që këto zakone mund të sjellin në keqkuptime ose ngatërresa të bezdisshme. Por në fakt kjo është një gjë normale pasi është një kulturë tjetër, dhe nuk duhet patur merak.

Frika nga udhëtimi:

Kjo është një frikë personale të cilën vetëm ti mund ta largosh. E vërteta është se udhëtimet mund të jenë të frikshme, pasi gjithçka do të duket e huaj, dhe mund të ndiheni jashtë vendit për një kohë. Por e vërteta tjetër është se është një eksperiencë shumë e veçantë me të gjitha kushtet kështu që nuk ka pse të keni frikë.

Nuk jam i mirë me gjuhët e tjera:

Mënyra më e mirë për të mësuar një gjuhë të re është të përfshihesh në të. Çdo student mëson se si të hipë në autobusin e duhur dhe të porosisi drekën shumë shpejt në një mjedis huaj. Nevoja do t’ju detyrojë ta bëni. Por edhe në qoftë se nuk arrini t’i mësoni këto fjalë, anglishtja ju ndihmon gjithmonë…

Kjo nuk do të ndihmojë karrierën time:

E gabuar, punëdhënësit vlerësojnë përvojën e mobiliteteve jashtë vendit. Vetëm fakti që keni punuar jashtë tregon një dëshirë më të gjerë për të mësuar në lidhje me botën. Po ashtu demonstron se e keni të lehtë të përshtateni me ambientin, tregon që je i hapur ndaj përvojave të reja dhe se keni përjetuar një kulturë tjetër përveç të tëndes.

Do më mungoj familja dhe miqtë e mi:

Ndoshta, por ju do të bëni miq të rinj, dhe miqtë tuaj të vjetër do të jenë atje kur të ktheheni. Marrëdhëniet e krijuara në mobilitetet jashtë vendit janë shpesh disa nga marrëdhëniet më të veçanta… Frika juaj do zëvendësohet me aventura të mrekullueshme, dhe duke njohur njerëz nga e gjithë bota. Nëse prapë në momente ju ju merr malli, mos harroni se ka mënyra të shumta për të qëndruar në kontakt me familjen dhe miqtë në shtëpi. Mund të flisni me WhatsApp dhe të bëni telefonata pa asnjë kosto. Si përfundim është normale që të kesh të tilla frikëra ose dyshme, por duhet të kuptoni, që në të tilla eksperienca nuk duhet bërë merak , pasi është e sigurt qe do të kënaqeni.