Pse duhet të aplikoni për mobilitetet e INTERVET?
Ju mund te keni dëgjuar në lidhje me përfitimet qe kane mobilietet jashte vendit. Por duke qenë një gjë e re dhe e veçantë mobilitetet e INTERVETIT kanë shumë pyetje që mund t’ju bëjnë të dyshoni a ja vlen aplikimi. Ne jemi këtu për t’ju siguruar, sqaruar dhe për t’ju dhënë arsyet pse ja vlen aplikimi në mobilitetet tona.
Mobilitetet jashtë vendit kanë përfitime në karriere, dhe mund t’ju ndihmojne të gjeni një vend pune në të ardhmen. Studimi jashtë është një përvojë që ju lejon të rrisni njohuritë dhe ju jep përvojat te reja jete jashtë zonës së komfortit.
Si një student ndërkombëtar, ju do të jeni të detyruar t’i përshtateni jetës në një kulturë të huaj dhe të kapërceni pengesat që nuk keni hasur kurrë më parë, gjë që do t’ju ndihmojë të fitoni një botëkuptim të ri dhe ju jep aftesinë që vendimet e rëndësishme ti merrni më lehtë si për karrierën por dhe për pjesët e tjera.
Më poshtë do ju rendisim disa arsye përse aplikimi në mobilitetet tona do ishte zgjedhja e duhur:
– Ju ndihmon me gjuhën e huaj.
Ndërsa studioni jashtë, gjatë diksutimeve edhe më të thjeshta, do të mësoni se si të komunikoni në mënyra të reja çdo ditë. Në bazë të këtyre komunikimeve, mund t’a flisni më mirë gjuhën angleze, mund të përdorni gjestet e duarve ose mund të mësoni nga pak gjuhën e vendit pritës.
Ju do të mësoni të deshifroni shprehjet e fytyrës, gjuhën e trupit dhe gjestet, në mënyrë që të kuptoni me sukses të tjerët dhe të komunikoni mendimet, nevojat dhe pyetjet tuaja. Cila do qoftë metoda që do përdorni për të komunikuar gjatë mobilitetit, ju do të zhvilloni aftësi të rëndësishme komunikimi ndërkulturore që padyshim do t’ju ndihmojë në karrierën tuaj të ardhshme.
Duke jetuar dhe përdorur aftësitë tuaja të gjuhës së huaj në nivel ndërkombëtar, ju do të kuptoheni më mirë dhe këto aftesi do ju çojnë përpara në tregun e punës.
– Do të mësoni të qëndroni larg shtepisë
Arkitektura e këndshme estetike, kultura e panjohur dhe mentaliteti i veçantë i nje shteti tjeter do t’ju bëjnë të dëshironi më shumë.
Duke shkuar në një udhëtim ditor ose duke parë një vend tjetër, do të kuptoni se si të shkoni nga një vend në tjetrin është shume mbresëlënëse.
Studimi jashtë vendit hap sytë tuaj për mënyra të reja të jetesës, si për të tjerët ashtu edhe për veten tuaj.
Ndoshta ju pëlqen liria që vjen me jetesën jashtë. Ndoshta ju kënaqeni me sfidën e përditshme që vjen nga pengesat gjuhësore dhe barrierat kulturore delikate.
– Ju do të bëheni më të pavarur dhe do të përmiresoni aftësitë tuaja të vendimmarrjes.
Duke qenë se jeni duke udhëtuar si një grup, ju do të mësoni se si të dëgjoni zërat e të tjerëve dhe të përmirësoni aftësitë tuaja të punës në ekip. Të dyja këto mund të ç ojnë në një karrierë në shumë industri të ndryshme dhe të forcojnë aftësitë tuaja për të qenë një punonjës i ri i besueshëm, produktiv.
Megjithëse mund të mos dini si të reagoni në atë moment,gjithesi ju mund të filloni të vlerësoni cdo aspekt të situatës. Përfundimisht, do të përpiqeni të merrni një vendimi që është më i drejti. Këto rrethana janë jashtëzakonisht të ngjashme me situatat dhe vendimet me të cilat do të duhet të merreni rregullisht në vendin e punës.
Mobiliteti jashtë ju jep privilegjin dhe aventurën e të mësuarit të aftësive të reja dhe te krijuarit një eksperiencë shumë të veçantë që nuk do e hasni ndonjeherë tjetër.
– Ju ndihmon në marrjen e shumë përgjegjësive vetjake.
Kudo që të jeni do të haseni në situata të panjohura dhe që s’ju kanë ndodhur asnjeherë më parë.
Edhe pse kjo është një ekseperience e veçantë për të përjetuar këto momente të reja, ju mund të detyroheni të dilni jashtë zonës tuaj të komfortit dhe do ju duhet ta shqyrtoni më me kujdes situatën. Po bëni zgjedhjen e duhur? Sa kohë do të duhet kjo?
Megjithëse mund të jetë vetëm një proçes i shpejtë mendimi në kokën tuaj, planifikimi, organizimi dhe proçesi në vetvete kanë rëndësinë e tyre, dhe këto mobilitete jua përmirësojne këtë aftesi e cila në të ardhmen ju duhet në tregun e punës.