Si ta menaxhosh kohën dhe paranë në mobilitet?

Në mobilitet dy resourset për të cilat duhet pasur më shumë kujdes është koha dhe paraja. Resoursi i kohës ka rëndësinë e vetë pasi në një ditë ty do të duhet të menaxhosh punën, aktivetetet personale dhe çdo nevojë tjetër. Gjithashtu dhe ana financiare ka nevojë për menaxhimin e saj që në fund të mobilitetetit mos ju mungoj ky aset. Mëposhtë do shpjegojmë disa këshilla sesi duhet menaxhuar leku në mobilitet.

Menaxhimi i kohës

Mos u merrni me shumë gjëra në të njëjtën kohë

Kjo është një nga këshillat më të vështira për t’u ndjekur. Mund të duket më e lehtë që të bëni shumë detyra në një kohë, por kjo gjë ju bën të përfundoni duke humbur kohë dhe duke ulur produktivitetin.

Shmagni shpërqendrimet

Mbyllni telefonin, dhe mundohuni të përshtateni pa këto shpërqëndrime. Do e shikoni që do jetë shumë e vlefshme në eksperiencën e punës dhe produktivitetit, por dhe në pjesën ndërkulturore.

 Mbani nje rutinë të mirë gjumi

Një nga gjërat që lihet pas dore dhe mendohet që nuk duhet është gjumi. Por, gjumi i mjaftueshëm siguron funksionalitetin optimal të trupit dhe mendjes.

Bëni nje listë të disa gjërave që do bëni

Një nga këshillat më të dobishme për punën dhe qëndrimin që do bëni jashtë vendit është të vendosni një program ditor, javor ose mujor për veten tuaj dhe në fund të çdo dite te vlerësoni veten tuaj.

Menaxhimi i parasë

Gatuaj më shumë dhe ha jashtë më pak.

E thamë dhe mësipër nuk është aspak e rekomandueshme ngrënia nëpër restorante çdo dite ose shumicën e kohës. Sigurisht që do ketë momente ku ju do të doni të hani me takeaways ose restorante, por duhet të kuptoni që marrin shumë shpenzime. Duhet të filloni të gatuani vetë edhe do fitoni një eksperiencë më shumë në qoftë se nuk keni gatuar më parë dhe do kurseni shumë herë më shumë.

Gjeni atraksione turistike me ditë falas.

Shumica e muzeve ose kishave ofrojnë hyrje falas për turistet. Bëni një kërkim rreth atraksioneve turistike që ofron shteti ku do zhvilloni mobilitetin tuaj.

Shkoni në supermarkete

Edhe nëse jeni larg shtëpisë, shanset janë të mëdha që të ketë supermarkete,aty ku po udhëtoni. Është e rekomandueshme të bëhet një rrugë atje dhe të marret ushqimi dhe gjithçka që ju nevojitet për veten tuaj. Kjo gjë bëhet sepse vaktet që ofron hoteli janë të shtrenjta, dhe në qoftë se hoteli ose hosteli ka një kuzhinë të përbashkët, mund të kurseni shumë duke gatuar aty.

Blejini dhuratat ose suveniret nëper dyqanet lokale.

Kurseni para duke shkuar nëpër kioskat e vogla ose dyqanet që mbajnë të gjitha suveniret dhe dhurata unike. Sepse, të njëjtat produkte janë zakonisht më të kushtueshëme nëper aeroporte, ose zona turistike.

Mos blini një suvenir momentin që e shihni.

E mira është në qoftë se ju pelqën diçka mbajeni mend, dhe kontrolloni nëpër dyqane të tjera nëse kanë një çmim më të arsyeshëm ose është një produkt më interesant. Shumë njerëz blejnë diçka në momentin që e shohin, por kjo s’është mënyrë e mirë kursimi veçanërisht me produkte të shtrenjta.