Sjellja në punë
Në punë si në shumicën e gjërave ka rregullat dhe detyrat e saj. Në mobilitet, do të kesh mundësinë e punës në degën që studion dhe kjo mundësi pune përfshin dhe rregullat të cilat duhet të zbatosh. Mes këtyre rregullave janë rregulla bazike të aplikueshme kudo, por ka dhe rregulla që ndoshta nuk i dinit.
Mos u merrni me thashetheme
Thashethemet në punë jo vetëm që janë joprofesionale, por krijojnë edhe një mjedis tepër negativ. Thashethemet dëmtojnë besimin dhe krijojnë një mardhënie aspak të mirë me kolegët tuaj. Si praktikant, ju mund të dëgjoni të tjerët duke bërë thashetheme në zyrë, por kjo nuk do te thotë që dhe ju të bashkoheni. Shmangni thashethemet dhe sigurohuni që mos të jeni objekt i tyre.
Tregoni entuziazëm
Entuziazmi dhe sjellja do të japin mundesitë për më shumë përgjegjësi. Tregoni entuziazëm për një detyrë të caktuar dhe qëndroni pozitivë, veçanërisht gjatë një projekti ne grup. Vullnetarizoni sa më shumë te jetë e mundur nëse keni kohë dhe kompetencë të kontribuoni pa lënë pas dore detyrat tuaja.
Shpjegoni pritshmerite tuaja
Është shumë e rëndësishme për një praktikant të shpjegojë pritshmeritë e tij dhe ti tregoj shefit cfarë di të bëj dhe cfarë do të arrij nga ky internship. Kjo të bën që shefi të të japi detyra që i përshaten aftësive dhe pritshmërive tuaja. Duhet ta kuptoni vlefshmërinë e kësaj gjëje, që të arrini maksimumin nga kjo praktikë.
Mbani nje listë për detyrat ditore/javore/mujore
Afatet e përfundimit të detyrave të dhëna janë shumë të rëndësishme për t’u zbatuar në një kompani. Nëse ju është caktuar ndonjë detyrë, qëndroni në krye të saj. Ndiqni gjithçka që ju është caktuar dhe mbani tutorin tuaj të praktikës rregullisht të përditësuar për progresin tuaj. Lista ju ndihmon shumë për të qënë i organizuar në punët që keni dhe afatet e tyre.
Mos jini të varur nga tutori
Asnjë tutor nuk dëshiron që t’i dorëzojë praktikantit të vet një grumbull pune, me merakun nëse ai do t’a perfundojë punën me sukses. Mundohuni që disa gjera t’i zgjidhni vetë, dhe ky proçes do ju bëj më të pavarur, por sigurisht mos hezitoni ta pyesni tutorin për paqartësitë.
Mos u mundo të fshehësh një gabim
Askush nuk është perfekt. Në qoftë se një gabim është bërë, nëse është humbur ndonjë afat ose është bërë gabim një detyrë merreni fajin. Ofroni zgjidhje sesi do ta ndreqësh problemin dhe parandalosh problemet e tjera në të ardhmen. Kjo gjë do t’i tregoj tutorit që ju jeni i përgjegjshëm dhe e pranoni gabimin.
Mësipër ishin disa nga rregullat që ju duhet të keni në mendje kur të filloni praktikën në një kompani. Zbatoni këto rregulla dhe do të keni një eksperiencë shumë të mirë në praktikë.