Çfarë duhet të marrim me vete?

Paketimi është më shumë se futja e gjithçkaje në një valixhe, edhe pavarësisht se duket e lehtë, ka shumë faktorë që duhet të merrni parasysh kur paketoni për studime jashtë vendit. Domethënë ka shumë më shumë gjëra për këtë sesa ju vijnë në mendje, kështu që ne po ju bëjmë një listë me rekomandime se çfarë mund të paketoni për mobilitetin, plus të gjitha gjërat për t’u marrë parasysh kur jeni duke bërë listën e paketimit.

Pashaporta ose karta e identitetit:

Aktualisht pa të nuk do të arrini shumë larg dhe është e nevojshme gjithmonë si në aeroport por edhe në vendin e akomodimit. Përkundrazi mos harroni të mbani një foto të tyre në telefon për çdo lloj rasti.

Kamera:

Në ditët e sotme telefonat celularë kanë zëvendësuar shumicën e kamerave, megjithatë nëse e keni pasjon fotografinë dhe doni të bëni fotografi që mund të printoni dhe të keni në murin tuaj në shtëpi, mund të jetë mirë të merrni një kamer pasi do t’ju nevojitet.

Merrni vesh nëse çarçafët dhe peshqirët përfshihen në akomodimin tuaj:

Përndryshe, ju mund t’ju nevojitet t’i merrni ato nëse keni vënd në çantën tuaj. Megjithatë nëse nuk i merrni dot ju, mund t’i blini ato pasi të mbërrini.

Në ditët e sotme ju mund të sillni shumë gjëra në mënyrë dixhitale. Këtu janë disa gjëra të mira për t’u menduar:
Aplikacione gjuhe dhe fjalori:

Në të kaluarën, gjithmonë u rekomandohej njerëzve të sillnin një fjalor të vogël kur studionin jashtë. Në ditët e sotme, shpesh është më e lehtë me një aplikacion në telefonin tuaj, mundësisht një që punon pa internet.

Ruajtja e dokumenteve :

Dërgojini dokumentet tuaja të rëndësishme në adresën tuaj të emalit. Rrjedhimisht skanojeni ose merrni fotografi të pasaportës tuaj, kartës se identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të rëndësishëm.

Ruani hartat dhe vendndodhjet që të hapen dhe offline:

Në Google Maps, ju mund të shkarkoni hartën e qytetit në mënyrë që të mund të përdorni atë offline. Ju gjithashtu mund të vendosni vende të rëndësishme të tilla si puna ose akomodimi juaj. Në këtë mënyrë, mund të gjeni rrugën tuaj duke përdorur Google Maps edhe nëse nuk keni Wifi.

Produktet për higjienën personale të cilat perfshijnë:

Shampo në madhësi udhëtimi
Antidjersë
Furçë dhëmbësh + pastë dhëmbësh + fill
Krem kundër diellit
Produktet elektronike:
Celulari + karikuesi
Laptop + karikues
Kokë karikuesi
Powerbank
Librat elektronikë

Rroba për tu paketuar për studime jashtë vendit:

E para të gjitha këmishat, pantallonat, T-Shirts dhe rrobat e tjera standarde.
Së dyti këpucë të rehatshme për të ecur në diell, shi, dëborë, etj.
Së treti Flip Flops për t’u përdorur si shapka dushi në hostele
Gjithashtu dhe rroba/këpucë sportive
Xhaketë ose bluze me mënge të gjata për mot më të ftohte.

Madhësia e bagazheve të tua:

Çdo kompani ajrore ka kërkesa të ndryshme për bagazhet, megjithatë sigurohuni që ta kontrolloni me kujdes këtë. Vendosni paraprakisht sa sende dëshironi të mbani me të vërtetë dhe më pas shikojini detajet e tjera. Si përshembull dy çanta prej 50 kilogramë nuk tingëllon si një ide shumë e mire… Sigurisht që mund të ketë gjëra të tjera që ju nevojiten, ose ka gjëra në këtë listë që nuk ju duhen ose nuk ju gjenden, por kjo listë ju shërben brenda këshillimit për të pasur një ide se çfarë të merrni me vete.