Loading...
Partnerët2020-06-24T16:36:16+02:00

KUSH JANË PARTNERËT?

UNISER

Uniser është një kooperativë që ofron shërbimet e mobilitetit për nxënës e student që nga viti 1998. Ne dizajnojmë dhe organizojmë programe ndërkombëtare mobiliteti për student VET, me qëllimin e shndërrimit të Erasmus në të ardhme të sistemit të trainimeve dhe sektor biznesi. Çdo vit, Uniser ju ofron mijëra njerëzve mundësinë për punë e trainime jashtë vendi: të njëjtit kthehen në vendet e tyre me një bagazhë shumë më të pasur, plotë përvoja të reja profesionale, linguistike dhe kulturore.

Vizitoni website-in

 

EFVET

EfVET është një nga asociacionet profesionale lidere Europiane, e themeluar nga dhe për ofruesit e Aftësimit dhe Trainimit Profesional (VET). EfVET përfaqëson drejtpërsëdrejti qëndrimet e anëtarëve të saj sa i përket qështjeve të VET te të gjitha Institucionet dhe Trupat e Bashkimit Europian dhe përgjigjet në të gjitha proceset konsultatative përkatëse. EfVET ofron një rrjet të, dhe për, profesionistë për të fuqizuar lidhjet në mes hulumtuesve, biznesmenëve dhe praktikuesve të Aftësimit dhe Trainimit Profesional dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Vizito website-in

 

INCOMA

INCOMA është e dedikuar në mobilitet të njerëzve për qëllime arsimimi sikurse edhe për  zhvillim të programeve hulumtuese për shkëmbim të praktikave të mira në mes të akterëve të arsimimit, gjithnjë mbrenda kornizës së Bashkimit Europian. Aktiviteti ynë përkushtohet në transferin e dijës në nivel të BE dhe nivel ndërkombëtar dhe në zhvillimin e projekteve që targeton grupet në rrezik të përjashtimit ose në vështirësi speciale sa i përket hyrjes në tregun e punës, siç janë të rinjët, gratë dhe migrantët.

Vizito website-in

 

MODE

Move and Develop Foundation është një organizatë e fokusuar në ofrimin  e mundësive të arsimimit dhe fuqizimin e mobilitetit në mesin e të rinjve dhe të rriturve me fokus special në përgatitjen e përfituesve për sfidat e tregut të punës. Qëllim tjetër më rëndësi është edhe promovimi i qytetarisë aktive dhe shoqërisë civile, ndërmarrësisë, integrimi Europian, barazisë, volluntarizmit dhe shpërndarja e vlerave esenciale Europiane.  Ne jemi me seli në Wrocław, Poloni, ku shumë aktivitete të organizatave lokale zhvillohen, por poashtu edhe që janë aktive edhe jashtë qyteteve të tyre.  

Vizito website-in

 

ZNI

ZNI është një institut privat nga Sllovenia me një përvojë mbi 15 vjeçare në zhvillimin dhe implementimin e projekteve ndërkombëtare të ndryshme të mobilitetit dhe shkëmbimeve të përvojave. Mbrenda kornizës së Erasmus+ dhe programe tjera të BE ne organizojmë mobilitete në vende të punës jashtë vendi për student Slloven, dhe internshipe nëpër biznese të ndryshme në gjithë Slloveninë për kandidatë ndërkombëtarë. Objektiva kryesore e këtyre programeve është zhvillimi personal dhe profesional i kandidatëve në ambiente multikulturore dhe ndërkombëtare.  Ne bashkëpunojmë me partnerë ndërkombëtarë dhe biznese vendore.  

Vizito website-in

 

SEPR

SEPR trainon çdo vit rreth 4,000 studentë, nga nivelet EQF 3 deri në nivelet EQF 6, në 6 hube të ekselencës. SEPR ofron trainime profesionale nga fusha të ndryshme: studim të plotë (full-time), praktikë në punë  dhe trainim të vazhdueshëm, dhe mbulon rreth 300 staf mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës. Është qendra e parë e trainimit profesional në zonën Auvergne Rhône-Alpes dhe në mesin e më të mëdhave në Francë. SEPR ka zhvilluar aktivitete Europiane dhe ndërkombëtare përgjatë 30 viteve dhe bashkëpunon në partneritet me rreth 40 qendra e organizata tjera trainimi nga e gjithë bota.

Vizito website-in

 

DA VINCI

Da Vinci College është një VET Kolegj Regjional i cili ofron kurse aftësimi profesional në Teknologji, Media, Biznes, Ndërmarrësi, Shëndetësi dhe Kujdes Shëndetsor bashkë me trainim (në) kompani dhe arsim për të rritur. Shtesë kësaj, ne ofrojmë arsim të përgjithshëm të mesëm për të rritur, dhe kurse integrimi. Universiteti ynë i Shkencave të Aplikuara ka trainim bachelor dhe post-bachelor dhe programe të asocuara me gradë. Kolegji Da Vinci dallohet përmes konceptit të tij hybrid të arsimimit: përmes integrimit të të mësuarit në shkollë dhe në vend pune, duke synuar të kemi një ambient mësimnxënje sa më realistik të mundshëm për studentët tanë. 

Vizito website-in

 

MCAST

The Malta College of Arts, Science and Technology (MCAST) është institucioni më i madh i aftësimit profesional në Malta.  Roli primar i Kolegjit është të ofroj arsim dhe trainim profesional për të rinjët me qëllim të përmbushë kërkesat e industrisë vendore. Kolegji përbëhet nga 6 Institute të cilat mbulojnë fushat e TIK, Menagjim Biznesi dhe Tregti, Inxhinieri dhe Transport, Artet Kreative, Shërbime në Komunitet dhe Shkenca të Aplikuara (përfshirë Bujqësinë dhe Aquatics). MCAST ofron Aftësim dhe Trainim Profesional (VET) të plotë (full-time) dhe kualifikime prej Niveleve EQF 1 deri në 7.

Vizito website-in

 

CCIS

Chamber of Commerce and Industry of Serbia (CCIS) – Oda e Tregtisë dhe Industrisë e Serbisë- është një asociacion nacional i bizneseve nga krejt Serbia me mbi 160 vite traditë dhe me mbi 120 000 antarë. E themeluar me qëllimin e artikulimit dhe përkrahjes së interesave të përgjithshme të komunitetit biznesor Serb. CCIS është partner në të gjitha projektet kryesore të orientuara rreth reformave dhe modernizimit  në fushën e arsimimit dhe punësimit në Serbi. Departamenti i Odës (CCIS) për Arsimim Dual po lidhë bizneset dhe sistemin e arsimimit formal me qëllimin e themelimit të arsimimit të bazuar në outputet e të mësuarit në linjë me nevojat e ekonomisë. 

Vizito website-in

 

ALBANIAN SKILLS

Albanian Skills (AS) është një platform e zhvillimit dhe promovimit të shkathtësive në Shqipëri.  Përmes kësaj iniciative unike, me organizimin  e Kompeticionit Vjetor në nivel vendi dhe Javës së Shkathtësive që ka për qëllim të përmirësoj njohjen dhe statusin e arsimit praktik profesional në Ambientin Bzinesor e Shoqëror të Shqipërisë. Për më shumë, iniciativa dhe projekte tjera të AS, shërbejnë për të rritur mundësitë e të mësuarit dhe punësimit veçanarisht për gjeneratën e të rinjëve, por poashtu edhe për grupet e moshave tjera përgjithësisht.   

Vizito website-in

 

CEM
Chamber of Economy of Montenegro (Oda Ekonomike e Malit tw Zi) është një asociacion biznesor me traditë të pasur, i pavarur, profesional, kreative, inventiv dhe mbi të gjitha  autoritative, përfaqëson interesat e të gjitha bizneseve për zhvillim ekonomik të përgjithshëm në nivel vendi për gjithë Malin e Zi. Oda është e strukturuar bazuar në traditën Europiane të organizatave të Odave, me pagesë antarësie mandatore dhe përfshirje të aktiviteteve sikur të detërminuara sipas Ligjit mbi Odat Ekonomike në Mal të Zi. Oda qeveriset nga antarët e saj përmes përfaqësimit të tyre në Odë dhe formave të punës organizative në Odë.

Vizito website-in

 

IUS

IUS Lifelong Learning Center (IUS Life) operon nën ambrellën e Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës (IUS) dhe ka qenë e involvuar në zhvillimin akademik të Bosnie dhe Hercegovinës dhe regjionit. Që nga themelimi, IUS Life ka kërkuar të ofroj programe të ndryshme të zhvillimit profesional e personal të studentëve, profesionist të fokusuar në  karrier, punëkërkues me shkathtësi jo-kompetitive dhe atyre gjenerale. English Language School (ELS), një pjesë e integrale e IUS Life, akredituar nga EAQUALS është një Shkollë e Gjuhës Angleze Unike në regjion.

Vizito website-in

 

PRISHTINA REA

Prishtina REA është themeluar (2001) të ofroj përkrahje profesionale dhe efektive, shërbime këshillimore dhe shërbime trainimi biznesore për të Rinjët, Arsimin-VET, Punësim-Startups, NVM’të, Ndërmarrësitë, Institucionet qeveritare lokale e qendrore në Kosovë dhe si Promovues i zhvillimit ekonomik vendor. Prishtina REA është partner vendor-lider i COSME EEN Kosovo. Prishtina REA konsideron veten si një agjent ndryshimesh për organizatat autoktone fillestare, të konsoliduara dhe atyre të zhvilluara. 

Vizito website-in

 

NCDIEL

NCDIEL, themeluar në 2009, është një OJQ Maqedone që promovon dhe përkrahë zhvillimin e inovacionit dhe edukimin në ndërmarrësi, me qëllimin e zbutjes së papunësisë përmes krijimit të start-up inovative dhe fuqizimin e sektorit të NVME-ve në nivel vendi. NCDIEL bashkëpunon me universitete, shkolla, biznese, klustere, autoritete nacionale dhe regjionale, donatorët, NGO’të dhe shumë partnerë tjerë vendor e ndërkombëtar me qëllim të sigurimit të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.  

Vizito website-in

0
partnerë projekti
0
partnerë regjional
0
vende antare të BE

ARTIKUJT E FUNDIT

Mobiliteti i të mësuarit prej Ballkanit Perëndimor

TË GJITHË ARTIKUJT

NDRYSHO JETËN TUAJ SOT

Përcjellë thirrjet e hapura për vendin tuaj dhe nisu për një përvojë trainimi që nuk do t’a harroni asnjëherë!

THIRRJET